VIDEO-FOTO/ Del në shitje ‘automjeti më i mirë për terren të ashpër’, që i ngjason një mini-tanku

VIDEO-FOTO/ Del në shitje ‘automjeti më i mirë për terren të ashpër’, që i ngjason një mini-tanku

15:18, 10/01/2024
A+ Aa A-

Automjeti më i mirë në botë për ‘terren të ashpër’ që është ndërtuar si një mini-tank me kapacitet për të lundruar është listuar për shitje.

Bëhet fjalë për modelin Sherp Pro 1000 i vitit 2017 i cili vjen me ngjyrë jeshile me një interior me shumë ngjyra.

Sherp Pro 1000 përshkruhet si automjet për të gjitha terrenet përfshirë edhe për terrenet më të vështira.

Ai ka një motor të fuqishëm me një transmision manual me 5 shpejtësi.

I armatosur me një dizajn të thjeshtë, por shumë të zgjuar, Sherp është një automjet për terren të ashpër si asnjë tjetër.

Personi që vendosi në shitje këtë ‘bishë’ e kishte blerë atë në tetor të vitit 2023. Ai gjithashtu e përshkroi automjetin të ‘aftë për të lundruar’ për shkak të gomave të mëdha me porosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco