Vdes komandanti i parë që fluturoi rreth Hënës

Vdes komandanti i parë që fluturoi rreth Hënës

20:58, 10/11/2023
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare ish-astronauti i NASA-s, Frank Borman, i cili hyri në histori si drejtuesi i misionit të parë që i erdhi përqark Hënës.

Borman së bashku me dy kolegët e tij gjatë misionit ‘Apollo 8’, ishin njerëzit e parë që panë ‘anën e errët’ të satelitit të Tokës në ekspeditën e vitit 1968.

Administratori i Agjencisë, Bill Nelson reagoi për këtë humbje duke thënë se Borman ishte një ndër më të mirët e NASA-s dhe një hero i vërtetë amerikan, i përkushtuar pas punës.

Apollo 8 ishte një mision themelor sepse ishte hera e parë që njerëzit u larguan nga orbita e Tokës, duke humbur nga sytë planetin e tyre.

Karriera e Frank Borman filloi në Forcat Ajrore në vitin 1950, duke shërbyer si pilot luftarak, operacional dhe instruktor.

Talenti i tij bëri që ai të zgjidhej nga NASA për të udhëzuar në Shkollën e Pilotëve të Kërkimeve Ajrore në Kaliforni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco