Ia kishin sjellë ‘në majë të hundës’, nëna nxjerr nga shtëpia me vendim gjykate dy djemtë 40-vjeçarë

Ia kishin sjellë ‘në majë të hundës’, nëna nxjerr nga shtëpia me vendim gjykate dy djemtë 40-vjeçarë

20:45, 02/11/2023
A+ Aa A-

 

Përqindja e të rriturve italianë që ende jetojnë me prindërit e tyre ka qenë prej kohësh e lartë, por rasti i fundit që ka marrë bujë në media ka të bëjë me një nënë e cila u detyrua t’i çonte në gjykatë dy djemtë e saj. Këta të fundit, të dy në të 40-at.

Por pse?

75-vjeçarja nga Pavia ishte lodhur nga jetesa me dy djemtë e saj, më saktë nga kujdesi për ta, që nga ushqimi e deri te punët e tjera të shtëpisë. Dy djemtë, njëri 40 e tjetri 42 ishin në punë, por asnjëri prej tyre nuk e merrte iniciativën që të dilnin në shtëpi më vete.

Nëna ishte gjithashtu e mërzitur që djemtë e saj nuk kontribuonin në shpenzimet e shtëpisë. Kështu ajo i çoi ata në gjykatë dhe arriti të sigurojë një urdhër mandat për t’i dëbuar të dy nga shtëpia.

Sipas gjykatës italiane, dy djemtë nuk mund të qëndronin më në shtëpi me të ëmën pasi sipas ligjit “prindi nuk kishte më detyrim për t’u siguruar mirëmbajtjen”. Atyre u është lënë afat që të ikin nga shtëpia deri më 18 Dhjetor.

Sipas të dhënave të 2022-it, pothuajse 70% e njerëzve në Itali nga mosha 18 deri në 34 vjeç jetojnë ende në shtëpi me prindërit e tyre. Megjithëse në Itali ka pasur gjithmonë një kulturë të disa brezave që jetojnë nën një çati.

Ky fenomen cilësohet ndryshe nga italianët si bamboccioni (foshnjat e mëdha), një term i përdorur për herë të parë nga një politikan italian në vitin 2007 për të tallur të rriturit që ende jetojnë me prindërit e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco