VIDEO/ E harruan brenda makinës në 38°C, babai thyen xhamin për të shpëtuar foshnjën

17:32, 24/07/2023
A+ Aa A-

Mes të nxehtit përvëlues që ka arritur të kalojë 38 gradë Celcius në disa zona të SHBA, video e një babai të dëshpëruar që tenton të nxjerrë nga mjeti në një parking në Teksas foshnjën e tij të bllokuar, është bërë virale në rrjet.

Pamjet tregojnë babain e fëmijës që përpiqet të thyejë me një levë hekuri xhamin e përparmë të makinës së tij për të shpëtuar foshnjën nga asfiksia nën temperaturat e larta.

Më pas atij i bashkohen kalimtarët e shqetësuar dhe një burrë i dytë me një levë më të madhe përpiqet ta ndihmojë për të nxjerrë fëmijën.

Policia e Harlingenit tha se prindërit e foshnjës harruan aksidentalisht çelësat brenda automjetit së bashku me foshnjën, pak pasi vapa filloi të intensifikohej rreth orës 10:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Nuk ishte e qartë se sa kohë ishte mbyllur foshnja në makinë, por Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada paralajmëron se i duhen vetëm dhjetë minuta që një makinë të rrisë temperaturën me 20 gradë.

Në 25 vitet e fundit, afro 1000 fëmijë kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë sepse janë bllokuar brenda makinave të nxehta.

Fëmijët mund të goditen më lehtë prej të nxehtit, pasi temperatura e trupit të tyre mund të rritet tre deri në pesë herë më shpejt se ajo e një të rrituri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco