Amerikani që kapi peshkun, mbeti i shtangur kur i pa vetëm kokën

Amerikani që kapi peshkun, mbeti i shtangur kur i pa vetëm kokën

09:24, 23/07/2023
A+ Aa A-

Kapiteni i një varke peshkimi në Massachusetts ishte duke e nxjerrë një levrek nga uji, kur një peshkaqen kërceu nga uji dhe e hëngri peshkun duke i lënë vetëm kokën.

Donald Parker, një zjarrfikës nga Harwich-it dhe kapiten varke në Prime Rate Sportfishing me bazë në East Dennis, tha se po nxirrte peshkun nga uji, kur një peshkaqen me plane të tjera kërceu dhe e hëngri atë.

‘Peshkaqeni e kapi atë dhe u kthye përsëri brenda ujit’, tha Parker për MassLive. ‘Të gjithë ishin të mahnitur’, shtoi ai, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Parker mbaroi së nxjerri peshkun e tij nga uji, duke zbuluar se i kishte mbetur vetëm koka e peshkut.

Ai bëri se pamjet e peshkaqenëve janë të zakonshme në zonën e Cape Cod këtë kohë të vitit.

 ‘Kjo ndodh çdo ditë. Nuk është një gjë e çuditshme’, deklaroi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco