VIDEO/ 11 ditë pas mbytjes së varkës, peshkatari gjendet gjallë në ... frigorifer

VIDEO/ 11 ditë pas mbytjes së varkës, peshkatari gjendet gjallë në ... frigorifer

11:28, 04/09/2022
A+ Aa A-

Mediat kanë raportuar një ngjarje të pazakontë të ndodhur në Brazil.

Romualdo Macedo Rodrigues, një peshkatar 44-vjeçar thuhet se mbijetoi 11 ditë në Oqeanin Atlantik muajin e kaluar duke u strehuar në një frigorifer pasi varka e tij u mbyt.

Udhëtimi i peshkimit në fillim të gushtit supozohej të zgjaste 3 ditë, por për shkak të një çarjeje, varka filloi të mbushej me ujë derisa u fundos në brigjet e Brazilit verior.

Peshkatari mundi të futej brenda frigoriferit për të qëndruar gjallë dhe një grup peshkatarësh e gjetën atë 11 ditë më vonë në brigjet e Surinamit.

Ai tha se nuk dinte të notonte dhe se brenda në frigoriferin e tij filloi të futej ujë të cilin e kishte hequr me duart e tij.

‘Kam lindur përsëri. Mendova se nuk do ta tregoja këtë histori, por jam kthyer këtu. Isha i dëshpëruar. Mendova se po më vinte fundi, por falë Zotit…

Zoti më dha një shans më shumë. E pashë që frigoriferi nuk po fundosej. U hodha brenda, ra në njërën anë dhe u mbajt normalisht. Ai ngrirës ishte Zoti në jetën time. E vetmja gjë që kisha ishte ngrirësi. Ishte një mrekulli’, – tha Rodrigues për mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco