Arsyeja pse kryeministri i Spanjës u kërkon zyrtarëve që të heqin kravatën

Arsyeja pse kryeministri i Spanjës u kërkon zyrtarëve që të heqin kravatën

14:36, 31/07/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, i cili pritet të vizitojë nesër Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit, ka bërë një thirrje të veçantë për zyrtarët në vendin e tij:

‘Hiqni kollaret dhe përdorni më pak kondicionerët, për të kursyer energji’.

Kryeministri spanjoll, i veshur me kostum, por pa kollare, ka thënë se kjo është një ndër format më të thjeshta për të përballuar temperaturat e larta, ndërkohë që kriza e gazit ka kapur të gjithë Europën për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

‘Edhe sektorit privat i kërkoj që të mos përdorin kravatat kur nuk është e domosdoshme. Të gjithë duhet të kontribuojmë për të kursyer energjinë’, shtoi Pedro Sanchez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nazmije Zamaku04/08/2022 15:49

Kam deshir te di aftesit komonikuese!

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco