Vazhdon rrjedha e dokumenteve që kompromentojnë Facebook

Vazhdon rrjedha e dokumenteve që kompromentojnë Facebook

14:14, 25/10/2021
A+ Aa A-

Po vazhdon publikimi i dokumenteve të brendshme të Facebook që së fundmi janë ofruar nga ish-zyrtarja e FB, Frances Haugen.

Ato shfaqin rrjetin social më të fuqishëm në botë, Facebookun, se si u bë pjesë e trazirave në Ëashington, janarin e këtij viti.

Dokumentet janë marrë nga Agjencia e lajmeve The Association Press (AP).

Dokumentet e fundit flasin për gabimet që Facebooku ka bërë gjatë filtrimit të termave dhe fjalëve të përdorura nga miliona përdorues.

‘Facebooku është tepër efektiv për t’i hequr përmbajtjet të dyshuara për terrorizëm në gjuhën arabe, mirëpo kjo shkaktoi fshirjen e shumë përdoruesve arabë, duke mos i kuptuar konkretisht përmbajtjet e tyre në këtë gjuhë. Kjo ka çuar në akuzat ndaj rrjetit social për ‘mbytje të lirisë së fjalës’, thuhet në dokumentet.

Facebooku akuzohet se po humbet kontrollin e tij, duke i mbivlerësuar përdoruesit, me ç’rast duke fituar shuma të mëdha përmes reklamuesve.

Dokumente dhe të dhëna të tjera janë paralajmëruar të publikohen në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco