VIDEO/ Mister në qiell, ‘kandili i detit’ filmohet duke hyrë në atmosferën e Tokës

VIDEO/ Mister në qiell, ‘kandili i detit’ filmohet duke hyrë në atmosferën e Tokës

17:08, 27/08/2021
A+ Aa A-

Një ‘objekt misterioz në formën e një kandili deti’, i cili është shfaqur papritur në qiell ka befasuar rusët.

Banorët në rajonin Amur Oblast e panë objektin duke fluturuar dhe publikuan pamje të tij në internet. I ngjashëm me një kometë, ai ishte mjaf i bukur sipas tyre. Një djalë i ri, i shoqëruar nga miqtë e tij, mund të dëgjohej duke thirrur në rusisht teksa tregonte me gisht drejt qiellit.

Ai më pas zmadhon pamjen, për të afruar imazhin e atij që në fillim dukej si një trup i çuditshëm qiellor.

‘Miqtë e mi dhe unë pamë lëvizjen e një objekti në qiell, dukej si një kometë, por fluturoi ngadalë dhe kuptuam se ishte një lloj rakete ose makine fluturuese’, tha i riu. Një përdorues i rrjeteve sociale spekuloi se mund të ishte një raketë, duke shkruar se:

‘Duket si një raketë që kapërcen atmosferën e tokës. Pyes veten nëse ka arritur në orbitë’. Një i dytë u shpreh se mund të jetë një satelit që kthehet, ‘me litium që digjet deri në fund’.

 Dikush ishte i bindur se bëhet fjalë për një meteor. Të tjerë e lëshuan më tepër fantazinë dhe thanë se mund të ishte një UFO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco