Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Reagim i pabesueshëm i një qeni policie kur dëgjon fjalën ‘kokainë’

Reagim i pabesueshëm i një qeni policie kur dëgjon fjalën ‘kokainë’

11:11, 03/05/2021
A+ Aa A-

Një ish-qen policie është bërë i famshëm tashmë në rrjete sociale për shkak të videos të publikuar nga pronari i tij. 

Qeni është adoptuar nga një banor i Queensland, Australi menjëherë pas shërbimit të tij në polici.

Sidoqoftë ai siç duket nuk i ka harruar zakonet e tij të vjetra.

Në videon e mëposhtme shihet pronari i qenit që lexon me zë të lartë një listë pazari. 

Sidoqoftë, ndërsa dikton të gjitha ushqimet që shkruan në listën e tij, në një moment ai vendos të thotë fjalën "kokainë"  dhe sapo qeni dëgjoi substancën reagimi i qenit ishte i shpejtë dhe epik.

Videoja u ngarkua në TikTok në Mars dhe ka grumbulluar mbi 2.5 milion shikime .

 " Një qen policie, mbetet gjithmonë një qen policie " , shkruajti një përdorues, ndërsa një tjetër komenton:

"Unë pashë videon tre herë për të parë fytyrën e qenit . Ishte si të thuash," Ti e di që unë jam një ish-oficer policie " .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco