FOTO fantastike nga spektakli hënor mbi Tiranë

FOTO fantastike nga spektakli hënor mbi Tiranë

14:06, 26/02/2021
A+ Aa A-

Banorët e Tiranës kanë pasur mundësi mbrëmjen e djeshme të shijojnë lindjen e Hënës mbi kreshtën e Malit të Dajtit rreth orës 15:30.

Hëna lindi 65 gradë në Lindje me luminozitet 97.4%. Nga qendra e Tiranës, Hena e sotme u pa të lindte fiks në mes të kreshtës së Malit të Dajtit. Edhe pse herë pas herë pati di grumbullime resh në momentin e lindjes së Hënës, gazetari Gerti Shella ka mundur të realizojë një seri fotosh që sjellin shumë pranë spektaklin.

I njohur tashmë për fotot e tij artistike me zoom teleskopik, Shella i ka dërguar disa foto të çasteve më të bukura të lindjes së Hënës mbrëmë mbi Tiranë redaksisë së SYRI.net. 

Në emailin e tij, Shella kujdeset të theksojë që në titull: "Për Syrin që sheh gjithçka".

Fotografimi i Hënës ditën është një sipërmarrje e vështirë profesionale, për shkak të veçorive të dritës fotografike. Megjithatë, Shella ka mundur të sjellë magjinë e këtyre momenteve, ku hëna lind mbi kreshtën e Dajtit, ende vende, vende me dëborë ende.

Fotot me rezolucion të lartë publikohen ekskluzivisht nga SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco