31 vjeçarja izolohet me të dashurin, por ai ushtron dhunë për muaj me radhë

31 vjeçarja izolohet me të dashurin, por ai ushtron dhunë për muaj me radhë

11:19, 28/12/2020
A+ Aa A-

 Një 31 vjeçare ka folur për abuzimin e tmerrshëm që ajo pësoi nga i dashuri abuziv gjatë izolimit.

Paul Richards-Keegan rrahu të dashurën e tij dhe arriti deri aty sa e kërcënoi dhe me një hanxhar.

31 vjeçarja i dha fund marrëdhënies dy vjeçare në gusht pasi ajo u dërgua në spital.

Fqinjët e 31 vjeçares lajmëruan policinë kur panë Richards- Keegan duke e goditur në oborrin e shtëpisë në mënyrë të përsëritur.

Pasi u deklaruar fajtor për disa akuza, Richards Keegan, 24 vjeç u burgos dhe iu dha një urdhër ndalimi 10 vjeçar.

Megjithesë se Seren është lehtësuar disi që ai është burogosur, ajo mendon se do ti duhet shumë kohë për të rimarrë veten, pas dhunës.

‘Unë kurrë nuk do t’i besoj më një mashkulli’ është shprehur ajo.

Swansea Crown Court dëgjoi që marrëdhënia e çiftit ishte 'mahnitëse' gjatë pesë muajve të parë pasi ata filluan të dilnin në korrik 2018. 

Por Richards-Keegan pastaj filloi një 'model serioz dhune' të cilin Seren filloi ta regjistronte me fotografi në janar. 

‘’Po jetoja me frikë ditë e natë dhe sa herë që përpiqesha të largohesha ai do të më kërcënonte. Bëra foto dhe video ndërsa ai gjithë kohës më thosthe se do të më vriste dhe do të ma hidhte trupin në liqen’ është shprehur 31 vjeçarja.

Prokurori i çështjes tha se Seren pësoi 'një model dhune serioze kundër saj që përshkallëzohej gjatë periudhës së bllokimit të pandemisë'.

Avokati mbrojtës i tha gjykatës se si burri abuziv 'nxori grumbujt' e flokëve të Serenit, e goditi atë mbi kokë dhe e pështyu në fytyrë në 30 mars. 

Më 30 maj, pas një mosmarrëveshje rreth shitjes së motoçikletës së tij, Richards-Keegan 'kapi fytyrën e Serenit dhe e shtyu atë drejt një muri', duke e rrahur derisa 'goja e saj ishte plot me gjak'. 

Një muaj më vonë teksa Seren  u përpoq të dilte nga shtëpia për të kërkuar ndihmë, Richards Keegan e la atë me shenja të dukshme në qafë. 

Ai më pas e rrahu Serenin aq rëndë mushkëritë e saj filluan të lëndohen, duke i thënë asaj :'Ju jeni me fat që jeni akoma gjallë '.


Richards-Keegan pas denoncimit, thirri anëtarët e familjes së Serenit dhe u përpoq t'i bindte ata që t'i bënin presion asaj për të hequr akuzat kundër tij por urdhri ndalues ??ndaj tij e ndalon atë që të kontaktojë Seren, nga Cardiff, për dhjetë vjet. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco