Kur dashuria fiton mbi COVID-19: Historia e lumtur e një çifti 90-vjeçar

Kur dashuria fiton mbi COVID-19: Historia e lumtur e një çifti 90-vjeçar

13:23, 07/12/2020
A+ Aa A-

Kujdesi dhe dashuria bëjnë mrekulli.

 Dy të moshuar gjenden në të njëjtën dhomë me shtretër pranë njeri- tjetri në një qendër shëndetësore për pacientë e infektuar me COVID-19.

Dhe është fjala për Ivo Lando 92 vjeç de Livia Arrighini 88 vjeç që tashmë ja kanë dalur pas shumë peripercirave që të jënë sërish së bashku.

"Kur infermierët më dërguan foton e babait dhe nënës duke shtrënguar duart - thotë djali i tij Andrea - ishte me të vërtetë emocionuese, pothuajse nuk e besova. Ata demostruan dhe njeherë që prindërit tanë kanë një temperament shumë të fortë dhe një dashuri të madhe për njeri tjetrin ".

Po kush janë Ivo 92 vjeç dhe Livia 88 vjeç ?

 Ivo Landi është 92 vjeç dhe dy herë mjekët u kishin thënë fëmijëve të tij, Andrea dhe Marco, se ai nuk kishte shumë shpresa për të dalë i gjallë nga spitali. 

Gruaja e tij Livia Arrighini , 88 vjeç, gjithashtu u shtrua në spital për Covid pas tre javësh.

 Deri një muaj më parë, çifti jetonte vetëm në shtëpinë e tyre në lagjen San Paolo. 

Ivo vuan nga zemra, kishte probleme me presionin e gjakut, vuante dhe nga diabeti: me pak fjalë, komplekse klinike në të cilën Covid gjithashtu i përforcoi më tej.  

"Babai 28 ditë më parë u shtrua në spital për shkak të shumë problemeve të tij - thotë djali i tij Andrea - dhe në atë moment u shfaq edhe pozitiviteti me Covid. Situata nuk ishte aspak e mirë dhe mjekët na kishin bërë të kuptonim se nuk do dilte i gjallë, por  ai ja doli.

Ai u shërua dhe u transferua në spitalin Melagrana pasi kishte një hemorragji.

Ai  kaloi  dhe fazën e dytë kritike, për habinë e mjekëve.

 Ndërsa Livia  kishte ishemi një javë më parë dhe ajo gjithashtu rezultoi pozitive për Covid.

Pas shtrimit në spital e vendosën atë në të njëjtën dhomë me bashkëshprtin.

Tani të dy janë mirë

Ndërkohë, fëmijët Andrea dhe Marco, pasi kishin qenë në kontakt me prindërit e tyre, përfunduan në karantinë dhe mënyra e vetme e komunikimit që ata kishin me qendrën 'La Melagrana' dhe me prindërit e tyre ishte telefoni. 

"Ne falënderojmë infermierët dhe stafin që na informonin dhe kompensuan zbrazëtinë e pranisë sonë me imazhe. Ata kanë kapur një moment të jetës së tyre me të vërtetë të paçmuar".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco