Rrënqethëse/ Nusja e re rrihet për vdekje nga dhëndri xheloz

Rrënqethëse/ Nusja e re rrihet për vdekje nga dhëndri xheloz

07:02, 06/10/2020
A+ Aa A-

Një nuse e re është rrahur për vdekje në pritjen e dasmës së saj pas një tërbimi xhelozie nga burri i saj.

33 vjeçari Stepan Dolgikh, është ndaluar tashmë për rrahjen për vdekje të Oksana Poludentseva, 36 vjeçe, në pritjen e dasmës së tyre në fshatin siberian të Prokudskoye.

Nusja e kishte njohur Dolgikh kur ky i fundit ishte në burg për vrasje, dhe besonte se kishte ndihmuar në “reformimin” e tij, njoftonte policia.

Por dëshmitarët thanë se dhëndri u tërbua e nisi të rrihte gruan kur u bë xheloz për sjelljen e saj me një tjetër të ftuar në pritjen e organizuar në një shtëpi private.

Hetuasi Kirill Petrushin tha për mediat: “Ai kishte nisur ta godiste me grushte e me shkelma jashtë shtëpisë. Ai më pas vazhdoi sulmin brenda shtëpisë. E kapi nga flokët, e goditi dhe e nxorri në rrugë, ku vazhdoi ta godiste në trup e në kokë”.

Ai shtoi se kur trupi i gruas dukej i pajetë, e hodhi atë në një rrëpirë.

të ftuarit e tjerë raportohej se kishin frikë të ndërhynin por njoftuan autoritetet. Dhendri u ndalua nga Garda Kombëtare në vendngjarje.

Petrushin tha se Dolgikh ka pranuar vrasjen dhe është dërguar në paraburgim për dy muaj, gjatë vijimit të hetimeve.

“Ai e rrahu atë për një kohë të gjatë, para dëshmitarëve, godiste organet e saj vitale, trupin dhe kokën. Në një gjendje intoksikimi nga alkooli, prej xhelozisë ai sulmoi gruan e tij.”
“Ai u bë xheloz për një nga të ftuarit. besonte se gruaja nuk u soll korrektësisht dhe kjo shkaktoi skandal. I dyshuari ishte dënuar më parë për grabitje dhe vrasje, por Poludentseva e dinte këtë dhe besonte se mund ta ndihmonte të përmirësonte sjelljen e tij”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco