COVID-19/ Letra e 9 vjeçarit për mësuesen e tij po bën xhiron rrjet

COVID-19/ Letra e 9 vjeçarit për mësuesen e tij po bën xhiron rrjet

13:12, 25/09/2020
A+ Aa A-

Një dedikim spontan dhe i ëmbël drejtuar mësueses së tij po bën xhiro në rrjet.

Një mesazh që demonstron se si ndalimi për të përqafuar, detyrimi për të mbajtur distancë, së bashku me sjelljet e tjera anti- COVID kanë hyrë në jetën e përditshme të fëmijëve të cilët e shprehnin dashurnë e tyre përmes puthjeve dhe përqafimeve.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkolllor një 9 vjeçar nga Soriano nel Cimino ( Itali) i ka shkruar një letër mësueses së tij të gjuhës angleze, Rita Filesi.

9 vjeçari i shkruan mesueses se ajo është shumë e bukur dhe ka shumë dëshirë ta përqafoj por nuk mundet sepse ka koronavirus.

‘Mësuese e dini se jeni më e bukur se gjithë të tjerët? Të dua shumë, do doja të të përqafoja por nuk mundem sepse ka koronavirus. Një puthje të madhe’ shkruan në letrën e tij vogëlushi.

‘Ne mësuesit u kthyem në shkollë mes frikës dhe hutimit për shkak të rregullave të panumërta anticovid që duhet të ndjekim, por të etur për të punuar. Fëmijët si zakonisht janë të ndjeshëm nga rregullat dhe i bëjnë ato më të lehta. Por një gjë nuk ndryshon për asnjërin: dëshira për afërsi mes tyre dhe me mësuesit që i shikojnë, ju buzëqeshin dhe i përqafojnë me sy’ është shprehur mësuesja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco