Nga një police në një femër që paguhet për të ‘torturuar’ meshkujt

Nga një police në një femër që paguhet për të ‘torturuar’ meshkujt

07:14, 23/09/2020
A+ Aa A-

Nga një police në  qytetit gjerman të Duisburg në një femër që paguhet për të torturuar meshkujt: është "transformimi" i bërë nga Sarah Keller, një ish-agjente që në 2011 zbuloi një pasion për 'skllavëri' duke marrë pjesë, me një mik, në një parti fetish.

Për shtatë vjet, Keller bëri një jetë të dyfishtë duke vazhduar të luftojë krimin gjatë ditës dhe veshur uniformën e saj të dytë, atë latex, në mbrëmje.

Pastaj erdhi vendimi për t'iu përkushtuar vetëm botës së BDSM.

Pasioni i saj ishte i vështirë të mbahej sekret dhe në pak kohë, imazhe të nxehta filluan të qarkullonin brenda stacionit të policisë dhe kolegët madje krijuan grupe në WhatsApp për t'i ndarë ato.

“Vura re që stili im i jetës po bëhej gjithnjë e më i ndryshëm nga ai i shumicës së kolegëve të mi. Vlerat si të zotërosh shtëpinë tënde ose të kursesh për pension ishin shumë më pak të rëndësishme për mua sesa pamja, të ndjehesh mirë me trupin tim dhe të shijoja lirinë ", tha ajo.

 Dhe kështu në 2017, pas 11 vitesh në forcat e policisë, Sarah  hoqi veshjen e policit dhe veshi dominatrix me kohë të plotë.

Sot ajo është e njohur si Calea Toxic në Instagram dhe ka mbi 26,000 ndjekës , si dhe disa paraqitje kopertinash në revistat fetish.

Që kur ndërroi karrierë, Sarah ka fituar më shumë para sesa në kohën kur ishte police, por paratë nuk janë përparësia e saj.

"Në një kuptim - tha ajo me një ton ironik - të dy vendet e punës janë mjaft të ngjashme në atë që ju duhet të dini se si t'i drejtoni. Unë mendoj se ndryshimi kryesor është në uniformë ...".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco