Tiparet e personalitetit 'me potencial të lartë' në punë

Tiparet e personalitetit 'me potencial të lartë' në punë

10:37, 21/09/2020

Jeni kurioz, i ndërgjegjshëm dhe konkurrues? A keni gjithashtu cilësi të "përshtatjes", "pranimit të paqartësisë" dhe "qasjes së rrezikut"? 

Nëse po, urime!!

Sipas hulumtimit të ri psikologjik të publikuar në BBC, këto gjashtë tipare përbëjnë një personalitet "me potencial të lartë" në punë:

Ndërgjegjshmëria

Njerëzit e ndërgjegjshëm angazhohen për planet dhe sigurohen që t'i zbatojnë ato deri në fund. Ata, janë të mirë të kapërcejnë impulset e tyre dhe të mendojnë për mençurinë e vendimeve të tyre për një kohë të gjatë.

Përshtatja

Të gjithë përballen me ankthe, por njerëzit me përshtatje të lartë mund t’i përballojnë ato më lehtë nën presion, pa e lejuar që ajo të ndikojë negativisht në sjelljen dhe vendimmarrjen e tyre.

Pranimi i paqartësisë

A jeni lloji i personit që preferoni që detyrat të jenë të përcaktuara mirë dhe të parashikueshme? Apo e shijoni të panjohurën? Njerëzit me një tolerancë të lartë për paqartësi mund të përfshijnë shumë më shumë pikëpamje përpara se të marrin një vendim, që do të thotë se ata janë më pak dogmatikë dhe më të nuancuar në mendimet e tyre.

Kurioziteti

Krahasuar me tiparet tona të tjera mendore, kurioziteti është neglizhuar disi nga psikologët. Megjithatë hulumtimet e fundit tregojnë se një interes i natyrshëm për ide të reja sjell shumë përparësi në vendin e punës

Qasja e rrezikut (ose guximi)

A do të largoheshit nga një përballje potencialisht e pakëndshme? Apo bëni vrull përpara duke ditur se shqetësimi afatshkurtër do të zgjidhë situatën, duke sjellë përfitime afatgjata? Çuditërisht, aftësia për të trajtuar situata të vështira është thelbësore për pozitat ku duhet të ndërmarrësh veprime për të mirën më të madhe, edhe kur përballesh me kundërshtime.

Konkurrenca

Ekziston një vijë e hollë midis përpjekjes për sukses personal dhe zhytjes në xhelozinë e sëmurë të të tjerëve. Në rastin më të mirë, aftësia konkurruese mund të jetë një motiv i fuqishëm që të çon të kalosh një milje shtesë ndërsa  në rastin më të keq të saj, mund të çojë skuadrat në humbje.

Së bashku, këto gjashtë tipare konsiderohen si tipare të njerëzve që kanë potencial të lartë në punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco