Nëse jeni në dilemë, ju ndihmojmë me 7 arsye pse duhet të adoptoni një mace

Nëse jeni në dilemë, ju ndihmojmë me 7 arsye pse duhet të adoptoni një mace

14:50, 14/09/2020
A+ Aa A-

Nëse jeni në dilemë për të adoptuar apo jo një mace, jeni duke lexuar artikullin e duhur.

Me siguri në fund të tij do ta keni marrë një vendim.

Sipas disa studimeve shkencore të publikuar në portalin “ Fresh Step” dedikuar maceve, ka disa arsye pse nuk duhet ta mendoni gjatë adoptimin e nje maceje:

1.Adoptimi i një maceje do të thotë të hapësh zemrën për një anëtar të ri të familjes. Fakti që i keni hapurt dyert për një pjestar të ri do t’iu bëjë të ndjeheni shumë më mirë me veten në darkë kur shtriheni.

2.Kafshët shtëpiake janë të mira për shëndetin tuaj. Ato zvogëlojnë stresin dhe vetminë. Studimet e fundit kanë treguar se përkëdhelja e një maceje çliron endorfinë dhe madje ul presionin e gjakut.

3. Ata u mësojnë fëmijëve një ndjenjë përgjegjësie. Një mace është mënyra e shkëlqyer për të krijuar një lidhje midis një fëmije dhe një kafshe, me shumë mundësi kjo lidhje do të jetë e përjetshme!

4.Macet janë të pavarura. Nëse keni menduar se një mace do të ju marrë shumë kohë , e keni menduar gabim!!  Macet janë perfekte për banorët e qytetit dhe njerëzit e tjerë të zënë, sepse ata mund të argëtohen vetë (megjithëse preferojnë të luajnë me ju).

5.Ata mësohen dhe përshtaten shpejt. Ndryshe nga qeni, të cilit i duhet shumë kohë për tu përshtatur , macet nuk e kanë këtë problem (megjithëse nuk kemi asgjë kundër qenve, ne i duam të gjitha kafshët). Macja ju çliron nga ndjenja e fajit kur ktheheni nga një shëtitje e gjatë sepse ajo nuk pret ta merrni me vete, dhe as nuk mërzitet që ju nuk e morët atë. Kështu ju mund të shëtisni të qetë .

6. Macet janë të pastra. Gjithmonë macet janë cilësuar si më të pastrat nga kafshët shtëpiake. Ato lahen vetë duke u lëpirë dhe janë shumë të kujdesshme në mbulimin e nevojave personale.

7. Macet janë krijesa të dashura. Macet janë qenie të mrekullueshme, misterioze, të vogla, por aq shumë argëtuese dhe të dashura. Ato herë pas here vendosin ta tregojnë dashurinë e tyre. Herë duke luajtur , herë duke ju lëpirë, apo qoftë dhe duke ju ndjekur me sy ose hap pas hapi në shtëpi.

Vendimi iu takon juve! Por sipas burimeve shkencore, mendohet se një mace që bën “përr-përr” afër jush, ju qetëson dhe ju ndihmon për një gjumë më të rehatshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco