Gjarpri hyn në tualet, i riu pickohet në organin gjenital

Gjarpri hyn në tualet, i riu pickohet në organin gjenital

10:25, 10/09/2020
A+ Aa A-

Një adoleshent është dërguar me urgjencë në spital pasi një piton i fshehur në tualetin e tij e pickoi në organin gjenital.

Siraphop Masukarat 18 vjeç teksa në mbrëmje ndodhej në tualetin e shtëpisë së tij ndjeu një dhimbje të befasishme.  

Djali shikoi poshtë dhe pa një piton me nofullat e tij të shtërnguara rreth p*nisit të tij.

Image

Siraphop më vonë tregoi se ai ishte terrorizuar dhe më pas ishte dërguar me urgjencë në spital  në mënyrë që dëmtimet e tij të mund të trajtoheshin.

Image

‘Isha në tualet kur pa pritur ndjeva dhimbje në p*nisin tim. Shikova poshtë dhe pashë se ishte një gjarpër ne tualet.Pastaj kishte gjak kudo. Ishte një gjarpër i vogël por kafshimi i tij ishte shumë i fortë.

Image

Mbajtësit e kafshëve arritën në shtëpinë dykatëshe dhe filluan kërkimin për gjarpërin, i cili ishte ende  në tualet.

Ata përdorën pajisje për të kapur pitonin, i cili ishte i gjatë rreth 4 metra.

 Ata e futën atë në një thes përpara se ta lëshonin përsëri në pyje.

Image

Nëna e tmerruar e Siraphop, Sutapath, tha se ajo ishte akoma e tronditur për incidentin.

'' Unë nuk e di se si gjarpri hyri në shtëpinë time ‘ u shpreh ajo.

Ai shpëtoi vetëm me disa të qepura në p*nis, ndërsa iu dha antibiotik për të shpëtuar nga ndonjë sëmundje që mund të marrë nga pitoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco