VIDEO/ Fenomeni i çuditshëm, në Selanik peshqit hidhen nga deti në ... tokë

VIDEO/ Fenomeni i çuditshëm, në Selanik peshqit hidhen nga deti në ... tokë

15:55, 03/09/2020
A+ Aa A-

Një fenomen i çuditshëm, është vërejtur për herë të dytë brenda pak ditësh në bregun e detit në Selanik.

Mbrëmjen e së mërkurës qindra peshq të vegjël, të gjallë, dolën në breg ose ... u hodhën furishëm në buzë të portit nga deti.

Ky është fenomeni i dytë i ngjashëm që ndodh në Selanik, pasi të enjtes së kaluar ku dhjetëra peshq u gjetën të ngordhur në Nea Paralia, Selanik.

Dyshohet se ose peshqit e vegjël janë ndjekur nga një peshk më i madh dhe kanë dalë në breg në kërkim të një mënyre për të shpëtuar ose fenomeni është për shkak të temperaturave të larta të vërejtura ditët e fundit.

Sidoqoftë, vlen të theksohet, siç tregohet në video, fëmijët e vegjël që ishin në Portin e Selanikut në kohën e fenomenit, u përpoqën t’i hidhnin peshqit përsëri në det.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco