Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ja si duket tani vogëlushi që në moshën 2 vjeçare pinte 40 cigare në ditë

Ja si duket tani vogëlushi që në moshën 2 vjeçare pinte 40 cigare në ditë

09:21, 11/08/2020
A+ Aa A-

10 vite më parë, një vogëlush indonezian, i quajtur Ardi Rizal, shòkoi botën me historinë e tij. Ai asokohe ishte vetëm 2 vjeç, por megjithatë konsumonte 40 cigare në ditë.

Në atë kohë thuhej se vogëlushi kishte krijuar varësi nga duhani, gjë e cila i kishte shkaktuar dhe pròbleme shëndetësore.

Kjo histori mbushi të gjitha mediat botërore dhe të ndikuar nga ky presion, qeveria indoneziane reagoi dhe e dërgoi djalin në një qendër rehabilitimi. Ardi arriti që të harronte zakonin e vjetër, por kjo u arrit me një kosto, ai nisi të ushqehej shumë e si rrjedhojë të shëndoshej së tepërmi.

Ai filloi të shtojë në peshë dhe brenda pak kohe humbi vetëkontrollin duke ngrënë gjithçka që i vinte në dorë.

Ardi tashmë është 12 vjeç dhe sipas mjekëve bën një jetë të shëndetshme, por megjithatë mbipesha e tij është e dukshme.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco