Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gurët e mëdhenj të Stonehenge zbulojnë një sekret

Gurët e mëdhenj të Stonehenge zbulojnë një sekret

08:34, 01/08/2020
A+ Aa A-

Gurët e mëdhenj të Stonehenge kanë zbuluar një prej sekreteve, respketivisht prejardhjen e tyre.

Studimet e reja shkencore zbuluan se copat e mëdha të gurit në vendin e lashtë janë sjellë nga ‘West Woods’, një pjesë e Wiltshiret në Britaninë e Madhe.

Pjesët e gurit të njohur si ‘sarsens’ përbëjnë Stonehengen që për shekuj me radhë ka mbajtur mbi vete, sekrete të mëdha të krijimit.

Rezultatet e analizave me rreze ultravioletë kanë treguar se gurët janë marrë në një vend që është pak kilometra nga vendi i lashtë.

Ndërtime të ngjashme arkeologjike ende mund të gjenden në West Woods.

‘Ishim të befasuar kur morëm vesh se gurët e West Woods janë të njëjtit me dy gurët e Stonhenge.

Të gjithë ishin të mendimit se gurët mund të jenë transportuar nga ndonjë vend më të lartë’, ka thënë Katy Whitaker, arkeologe në Universitetin e Readingut.

Shkencëtarët deri më tani e dinin se gurët e vegjël të njohur Stonehenge vinin nga Uellsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco