Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës.
Peshkaqeni Dhelpër ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve.
E ka marrë emrin dhelpër për shkak të mënyrës së lëvizjes në det. Ai bën dredha në det duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë.
Dredhat i bën me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht.
Hyjnë në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm.
Ai është afër 3 metra i gjatë dhe nuk haset shpesh në brigjet shqiptare. Vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale.
© SYRI.net