Covid-19/ Habit me propozimin e tij  kryebashkiaku: Ti blejnë ushqimet meshkujt, ja pse

Covid-19/ Habit me propozimin e tij kryebashkiaku: Ti blejnë ushqimet meshkujt, ja pse

14:29, 24/04/2020
A+ Aa A-

Deklarata e kryetarit të bashkisë së Osakës Ichiro Matsui ka kriju "stuhi" në mediat sociale.

Ai është akuzuar nga qytetarët e tij për seksizëm në këtë deklaratë.

Duke qënë se Osaka është vendi i dytë më i infektuar në Japoni pas Tokios dhe për të marrë masa kryebashkiaku  bëri thirrje që në supermarkete duhet të shkojnë vetëm meshkujt pasi femrat vonojnë në zgjedhje.

“Gratë marrin një kohë më të gjatë për të blerë ushqime sepse shikojnë produkte të ndryshme dhe vlerësojnë se cili opsion është më i miri,”- u tha Matsui gazetarëve në një konferencë shtypi në Osaka të enjten.

“Burrat i marrin shpejt ushqimet që iu janë kërkuar të blejnë që të mos qëndrojnë në supermarket, kjo shmang kontaktin e afërt me të tjerët,”- shtoi ai.

Numri i rasteve të konfirmuara të virusit në Japoni është rritur në javët e fundit.

Kujtojmë që Japonia vlerësohet se ka 11.950 raste të konfirmuara, përfshirë 299 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco