Puna nga shtëpia, si të paraqitemi në takimet në skype

Puna nga shtëpia, si të paraqitemi në takimet në skype

14:48, 20/03/2020
A+ Aa A-

Pandemia e koronavirusit na ka detyruar të gjithëve të vetë-izolohemi dhe për shumë veta kjo do të thotë të punosh nga shtëpia.

Kjo mund të duket si një lehtësim, por mund të kthehet në një stres të vërtetë në momentin që të duhet të bësh një takim pune në skype.

Ja disa rregulla për të na lehtësuar gjithçka:

Vishu në mënyrë të përshtatshme, por serioze

Çdo zyrë ka kode të ndryshme, por diçka është e njëjtë për të gjithë. Pavarësisht se po punon nga shtëpia duhet të ruash një etiketë të caktuar në veshje. Në varësi të rëndësisë së telefonatës, ndryshon dhe veshja.

Mos u tundoni: Jo pizhama!

Largoni turpin

Sado e sikletshme të jetë për ju një bisedë pune në shtëpi, largoni turpin dhe silluni si në zyrë. Të gjithë janë mirëkuptues në kohë krize.

Mos u shqetëso shumë për backgroundin

Nuk ka asnjë problem nëse nuk keni një zyrë në shtëpi. Mjafton të largoni nga background objektet intime dhe çdo dhomë bëhet e përshtatshme.

Gjeni dritën e duhur

Është e rëndësishme të qëndroni në dhomën që ka ndriçim më të mirë. Në këtë mënyrë nuk do t’I lodhni klientët apo kolegët tuaj.

Limito shpërqëndrimet

Puna nga shtëpia mund të jetë shumë shpërqëndruese. Kështu që largoni çdo objekt që mund t’ju shpërqëndroj si psh televizori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco