Nënë e bir grabitje multi-miliona dollarëshe në shtëpinë e trashëgimtares së F1

Nënë e bir grabitje multi-miliona dollarëshe në shtëpinë e trashëgimtares së F1

14:50, 03/02/2020
A+ Aa A-

Policia londoneze konfirmoi se autoritetet që po hetonin grabitjen në Kensington akuzuan dy persona. Individët besohen të jenë një mama rumune dhe i biri. Maria Mester, 47 vjeçare, pastruese në shtëpinë e grabitur dhe Emil-Bogdan Savastru, baristi 29 vjeçar.

Shumë bizhuteri në pronësi të Tamara Ecclestone, modele, moderatore dhe trashëgimtare e grupit Formula 1 dyshohen të jenë grabitur. Vlera e bizhuve të grabitura raportohet të jetë 50 milionë paundë britanikë.

Grabitja ka ndodhur pak orë pas largimit të pronares nga shtëpia për pushimet dimërore dhe I gjithë aksioni ka zgjatur më pak se 50 minuta, thotë gazeta the Sun, e cila citon një komshi të së grabiturës. Policia liroi dy të dyshuarit fillestarë dhe akuzoi rumunët në fjalë, por bizhuteritë e vjedhura ende nuk janë gjetur të gjitha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco