Njihuni me Napolin e Camorra-s

Njihuni me Napolin e Camorra-s

15:16, 20/01/2020
A+ Aa A-

Një grua shtatzënë nën statujën e Virgjëreshës Mari, një burrë mbi papaq që mban një kryq gjigant dhe një pensioniste me sy të qelqtë të frikshëm.

Këta janë vetëm disa nga personazhet e pazakontë të kapura në foto nga fotografi britanik Sam Gregg në Napoli.

Sam thotë se ai fotografoi një seri të jashtëzakonshme imazhesh në qytetin italian për të fshirë namin e keq që ka marrë për shkak të varfërisë, krimit dhe dhunës së bandave, si dhe për lidhjen me Camorran.

Ai e titulloi koleksionin ‘Shih Napolin e vdis’ – shprehje nga ‘Ditari Italian’ i Gëtes, shkruar më 1786. Poeti gjerman mendonte se qyteti ishte kaq magjepsës sa që çdo vizitor mund të joshej të qëndronte aty përgjithmonë.

Sam thotë: ‘Nuk dua të minimizoj çështjen e Camorras, që mbetet shqetësim real, thjesht po përpiqem të humanizoj banorët e zonës, duke treguar që ata janë shpirtra të prekshëm, vibrantë, para se të jenë njësi politike’.

Fotot janë marrë të gjitha në zonat qendrore të Napolit në Forcella, Quartieri Spagnoli, Rione Sanità dhe Santa Lucia. 

Përgatiti SYRI.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco