Gafë që u bë virale/ Vendosin titrat e telenovelës gjatë ceremonisë së betimit të kancelarit Sebastian Kurz

Gafë që u bë virale/ Vendosin titrat e telenovelës gjatë ceremonisë së betimit të kancelarit Sebastian Kurz

11:35, 09/01/2020
A+ Aa A-

Betimi i kancelarit austriak Sebastian Kurz është bërë virale pasi televizioni  publik ORF ka vendosur gabimisht titrat e një telenovele gjermane përgjatë ceremonisë.

Kurz u betua të martën si udhëheqësi më i ri i zgjedhur në mënyrë demokratike në botë në krye të një koalicioni me të Gjelbrit pas rënies së aleancës së tij të mëparshme të Konservatorëve me të djathtën.

Titrat u shfaqën në faqen e internetit të televizionit publik ORF në një ritransmetim të ceremonisë të udhëhequr nga Presidenti Alexander Van der Bellen, në Pallatin luksoz të Hofburgut në Vjenë.

Videoja është bërë virale pasi titrat nën pamjen e Kurzit me presidentin, kishin një citim nëse ai ishte “i interesuar për një punë si shërbëtore”.

Kur ministri i ri i mbrojtjes i shtrëngoi dorën kreut të shtetit , titrat shkruanin: “Faleminderit babi”.

Ndërsa në një kornizë të të gjithë anëtarëve të qeverisë së re të mbledhur, titrat shkruanin: “Është e mrekullueshme të kesh të gjithë fëmijët nën të njëjtën çati”.

ORF veproi shpejt për të rregulluar gafën duke thënë se: “Titrat e gabuar u hoqën menjëherë dhe u zëvendësuan me të duhurit. Dhe se: “Do të merren hapa konkret për të mos përsëritur këtë lloj gabimi.” Transmetimi live doli pa telashe.SCAN

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco