‘Trump e Putin në rrezik jete, meteori godet Rusinë’/ Parashikimet e Baba Vangës për 2020

‘Trump e Putin në rrezik jete, meteori godet Rusinë’/ Parashikimet e Baba Vangës për 2020

16:23, 27/12/2019
A+ Aa A-

Është bërë traditë tashmë që në fund të çdo viti të dalin në qarkullim profecitë e reja të ‘Nostradamusit të Ballkanit’, e verbra mistike Baba Vanga, e cila vdiq më 1996 në moshën 85 vjeç në Sofje të Bullgarisë.

Fallxhorja e famshme kishte parashikuar si ngjarje si 11 shtatori dhe Brexit, ndërsa për vitin 2020 duket se na presin parashikime shqetësuese.

Siç shkruan Daily Star, Vladimir Putin dhe Donald Trump do të jenë në rrezik jete.

Të parit do t’i bëhet atentat nga dikush i brendshëm në Kremlin, ndërsa i dyti do të marrë një sëmundje që do ta shurdhojë, pastaj do të diagnostikohet me një tumor në tru që ka simptoma si të vjella dhe zhurmë në vesh.

Më tej, Rusia mund të goditet nga një meteorit. Por nuk është e gjitha.

Natyra mund të rebelohet me cunami e tërmete. Në fund do të ketë edhe një arsenal armësh kimike gati për t’u përdorur kundër evropianëve, shkruan Daily Star.

Baba Vanga në të kaluarën ka pasur ndonjë parashikim të saktë, si më 1989 kur kishte parashikuar se ‘dy zogj hekuri’ do të godisnin Amerikën, që u mor si referim për 11 shtatorin 2001, me sulmet e Al Qaedës kundër SHBA.

Sipas transkriptimeve të lëna pas, fallxhorja ka thënë: ‘Tmerr, tmerr! Vëllezërit amerikanë do të bien pasi të jenë sulmuar nga zogjtë prej hekuri. Ujqit do të ulërijnë në ferra dhe gjak i pafajshëm do të derdhet’. Parashikoi edhe që Evropa nuk do të ekzistonte më brenda 2016-ës, ndoshta duke u referuar Brexit.

Gjithsesi, shumë parashikime kanë dalë të gabuar. Baba Vanga tha që finalja e botërorit 1994 do të luhej nga dy skuadra që iu fillonte emri me B. Brazili fitoi kupën pasi mundi me penallti Italinë. Parashikoi edhe një luftë bërthamore që do të shpërthente midis 2010 e 2014, por që fatmirësisht nuk ndodhi.

Baba Vanga, emri i vërtetë i së cilës ishte Vangelia Pandeva Dimitrova, u lind në Maqedoninë e Veriut më 31 janar 1911. Ajo vinte nga një familje modeste dhe kur ishte 12 vjeç humbi shikimin, si pasojë e një tornadoje.

Vizionet nisën t’i vinin menjëherë pas humbjes së shikimit. Shumë thonë që kjo ‘dhunti’ i erdhi falë perceptimit shumë të ndjeshëm karshi botës që e rrethonte, pikërisht për shkak të humbjes së shikimit.

Ndjekësit e Babas jo vetëm që i kanë transkriptuar profecitë që thoshte, por përpiqen edhe ta rrisin misterin rreth saj, duke thënë se ishte në gjendje edhe të lexonte mendimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco