FOTO-ja që po bën xhiron e botës ku tregohet 'fytyra' tjetër e Italisë

FOTO-ja që po bën xhiron e botës ku tregohet 'fytyra' tjetër e Italisë

10:46, 27/07/2019
A+ Aa A-

Tre gra të vjetra të ulura para derës me tre fëmijë në krahët e tyre.

Tre gjyshe që në krahë mbajnë nipërit dhe mbesat e tyre.

Nje skenë që nuk do u vinte re nëse fëmijët e vegjel nuk do ishin fëmijët e emigrantëve të vendosur në qëndrën e pritjes së së Campoli, në krahinën e Beneventos në Itali.

Fotografia ofron një imazh ndryshe nga ajo që shihet dhe flitet në televizore apo rrjete sociale  për emigrantët në Itali.

Këto tre gjyshe kanë pranuar që të adoptojnë këto fëmi emigrantësh.

Në të majtë është gjyshe Nikola që po ushqen të voglin, në mes është gjyshe Vicenza që po mban nipin e saj të adoptuar në preher dhe e fundit është gjyshe Maria teksa mban të voglën që po fle në krahët e saj.

‘Dhe kështu ju zbuloni se ka një botë të mbushur plot me dashuri dhe përkëdhelje’ shkruajti fotografi që publikoi foton në rrjete sociale.

‘Kjo është Italia që ne duam.Ne po shohim fytyrën e vertëtë të mikpritjes së saj’ shkroi një përdorues i rrjeteve sociale.

.’’Një leksion qytetërimi ku dallohet dukshëm vlera e solidarizimit një vlerë që kapërcen të gjitha dallimit dhe egoizmin’. shkroi një tjetër në foton që po bën xhiron në rrjet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco