Si te mbroheni nga vetëvrasja, shikoni udhëzimet e Instagram

Si te mbroheni nga vetëvrasja, shikoni udhëzimet e Instagram

01:41, 20/05/2019
A+ Aa A-

Nëse mendoni se dikush në rrjete sociale po rrezikon jetën, organizatat për parandalimin e vetëvrasjeve ju rekomandojnë të telefononi shërbimet e urgjencës për ndihmë.

Nëse ata nuk janë në rrezik të menjëhershëm, mund të bëni raportim, të kontaktoni personin nëse e njihni dhe ta ndihmoni të marrë ndihmë.

"Shumë platforma të mediave sociale do të arrijnë tek përdoruesit që shkruajnë apo bëjnë postime vetëvrasëse", tha Dr Lucy Biddle, lektore e sociologjisë mjekësore në Universitetin e Bristol, i cili ka hulumtuar rreth përdorimit të internetit në lidhje me vetëvrasjet.

Ndërsa Instagrami thotë: "Ne kemi një përgjegjësi të thellë për t'u siguruar që njerëzit që përdorin Instagramin të ndihen të sigurt dhe të mbështetur. Si pjesë e përpjekjeve tona, ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të përdorin mjetet tona të raportimit dhe të kontaktojnë shërbimet e emergjencës nëse shohin ndonjë sjellje që vendos sigurinë e njerëzve në rrezik."

Për të raportuar, mund të shtypni lehtë mbi ikonën me tre pika dhe pastaj përzgjidhni "raport", të shoqëruar me "është e papërshtatshme" ose "vetë-dëmtuese".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco