ESA: Toka po vuan, tre misione europiane për ta studiuar

ESA: Toka po vuan, tre misione europiane për ta studiuar

03:28, 16/05/2019

Toka vuan për shkak të veprimtarisë njerëzore, sipas satelitëve të tre misioneve të reja të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA).

Këto janë disa nga risitë e para të shpallura në ceremoninë e hapjes së ”Living Planet symposium”, konferenca më e madhe e vëzhgimit të Tokës, organizuar nga ESA me mbështetjen e Agjencisë Italiane të Hapësirës (ASI).

Në këtë veprimtari morën pjesë 4 000 eksponentë të kërkimit, industrisë dhe institucioneve nga e gjithë bota, të cilët diskutuan gjendjen e shëndetit të planetit duke përfshirë edhe 2 000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.

“Toka vuan nga aktiviteti i qenieve njerëzore dhe kjo shihet shumë mirë nga satelitët, për shembull nga rritja e niveleve të detit, shkrirja e akullnajave dhe bujqësia që kërcënon pyjet”, tha Josef Aschbacher, drejtor i ESA-s për aktivitetet e vëzhgimit të Tokës.

“Me këtë njohuri çfarë mund të bëjmë për të mbajtur një planet të jetueshëm? Kjo është çështja që politikanët dhe shoqëria duhet të pyesin veten”, shtoi ai. /ATSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment