Zbulohen sinjale radioje jashtë galaktikës sonë

Zbulohen sinjale radioje jashtë galaktikës sonë

01:14, 09/05/2019

Astronomët kanë zbuluar valë radioje të përsëritura nga thellësitë e hapësirës.

Shkencëtarët e universitetit ”British Columbia”, në Kanada, kanë hasur radio sinjale nga një burim i largët rreth 1,5 miliardë vite dritë.

Sinjalet janë përcaktuar me radio teleskopin e quajtur CHIME në luginën Okanagan.

Astrofizikantja e këtij universiteti, Ingrid Stairs theksoi se mund të ketë ende nga këto valë në thellësitë e hapësirës.

Ajo shtoi se do të mund të kuptojnë se nga vijnë dhe nga çfarë shkaktohet vetëm nëse zbulojnë më shumë burime.

Valët e fuqishme të radios për herë të parë ishin zbuluar me radioteleskopin ”Parkes”, në Australi në vitin 2007. /ATA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco