Seksi me ish-in, pse është e vështirë t'i thuash 'Jo'!

Seksi me ish-in, pse është e vështirë t'i thuash 'Jo'!

02:34, 01/05/2019

Kjo ndodh, dhe sipas ekspertëve nuk është e çuditshme. Është një shembull klasik: kur ai dhe ajo ndahen, lenë një mijë vuajtje. Pastaj, pas ndarjes, hera e parë që ata shohin njëri-tjetrin shpesh ndodh që të përfundojë në shtrat dhe nga ai moment ata fillojnë të takohen si rregullisht. Por, vetëm për të bërë seks.

Le të zbulojmë se cilët janë faktorët që hyjnë në lojë pas një periudhe shkëputjeje, të cilat çojnë një çift për t'u takuar përsëri nën çarçafë edhe pas ndarjes. Pse është kaq e vështirë të thuash lamtumirë?

1. Përfshirje më e madhe

"Kjo është një situatë e përhapur që shpesh zvarritet për vite me radhë", thotë psikoterapistja Anna Salvo. Në përgjithësi, marrëdhëia seksuale është shumë e kënaqshme për të dy palët, jo vetëm për shkak se ata e njohin mirë njëri-tjetrin, por edhe sepse këto takime janë të parregullta, të ndaluara, të çuditshme, çka e rrit edhe më shumë dëshirën për përfshirje në një raport intim, edhe pas ndarjes.

2. Një furi emocionesh

"Dhe këtu është keqkuptimi i madh", ndërhyn seksologia Roberta Rossi. "Sepse burrat për të ndarë seksin nga dashuria e kanë shumë të lehtë dhe të natyrshme, ndërsa për gratë është krejt te kundërta. Për ne, të bëjmë dashuri nuk është vetëm takimi i dy trupave, por është një shprehje më komplekse, në të cilën përfshihemi gjithsesi dhe shpenzojmë emocione, qeshje, gëzim dhe dhimbje. Edhe nëse nuk jemi të dashuara. E tillë është qenia femërore.

3. Një ndjenjë sigurie

Kur ti e kupton se gjërat nuk janë siç duhet të jenë, që i dashuri i dikurshëm ka nevojë për takime sporadike, të zhveshura dhe të papërpunuara, është e lehtë që të ndiheni të parehatshme. Sepse mendoni se diçka mungon. Por, ju nuk jeni në gjendje të shkoni më tej ose të ndërprisni këtë marrëdhënie të çuditshme. Nga ana tjetër, duke bërë dashuri me një njeri që e njeh mirë, e gjithë kjo situatë ofron ndjesi të bukura dhe kujtime nga të cilat është e vështirë të heqësh dorë.

4. Një zgjatje e kohës së ndarjes

Si të sillesh atëherë? Ndërkohë që ne nuk duhet të krijojmë një dramë, të shohim njëri-tjetrin dhe të kemi një raport seksual, e gjithë kjo nuk është edhe aq e tmerrshme. Sepse ndoshta duke e detyruar kohën të ndalojë, kjo nuk është zgjidhja më e mirë.

5. Një ndarje graduale

Siç do të thoshte shkrimtari hungarez Milan Kundera, është një valëz lamtumire: ndarjet, në shumicën e rasteve, nuk janë kurrë të papritura. Definitivisht shkëputja nga një person kërkon kohë, ndodh me gradë dhe në një farë mënyre takimet seksuale janë hapa të vegjël drejt lamtumirës së fundit. E cila do ta bëjë atë më pak traumatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco