Sekretet e gjuhës së trupit të personit që keni përballë

Sekretet e gjuhës së trupit të personit që keni përballë

06:43, 20/04/2019
A+ Aa A-

Disa njerëz besojnë se ata janë si aktorë të shkëlqyer, të aftë të mashtrojnë të tjerët dhe t’i fshehin reagimet e tyre të vërteta kur janë përballë një personi të caktuar.

A keni parë ndonjëherë reagimet e miqve tuaj kur u keni thënë se keni humbur peshë?

Apo së shpejti do të martohesh?

Apo se si reagon vjehrra kur djali juaj pranon se ushqimi që ju kishit gatuar ishte më i mirë?

Edhe pa thënë asnjë fjalë, ka gjeste dhe shprehje të fytyrës që tradhtojnë mendimin e vërtetë të një personi.

Eksperti i gjuhës trupore, Australian Allan Pease, ka shkruar një libër të titulluar ” Trupi i Gjuhës: Si t’i lexoni mendimet e të tjerëve nga gjestet e tyre.

Le të zbulojmë cilat janë 6 më të zakonshmet dhe pse ato janë shumë të rëndësishme.

1. Gishtat në gojë ose pranë saj

Bashkëbiseduesi ka nevojë për ndihmë sepse është në depresion. Pa vetëdije, dëshiron të kthehet në një të kaluar pa shqetësime, ose më mirë – në fëmijëri, në mbrojtjen dhe kujdesin e nënës, kur nuk kishte probleme të përditshme apo strese.

2. Mbështet kokën në duart e tij

Ky gjest tregon mërzinë. Nëse bashkëbiseduesi është i pozicionuar në këtë mënyrë, do të bënit më mirë t’i jepnit fund historisë që jeni duke treguar; ndoshta nuk është aq interesante sa mendoni. Gjithashtu, kjo tregon se personi me të cilin po flisni do të preferonte më mirë heshtjen se sa të dëgjonte historinë që ju po tregoni.

3. Mban kokën me pëllëmbën e dorës, ose ka zënë sytë me pëllëmbën e dorës

Kujdes, ju jeni përballë një testi! Dhe rezultati është pozitiv në rastin kur dëgjuesi po ju sheh në sy dhe po e dëgjon me vëmendje atë që ju po thoni. Nëse ai fillon të mbështesë kokën në pëllëmbën e tij, apo nuk po ju sheh fare në sy por i ka mbulur sytë me pëllëmbën e tij, tregon qartë se i ka humbur durimi dhe po harxhon kohën kot me ty.

4. Përkëdhel mjekrën

Nëse jeni përballë një personi, le të themi gjatë një interviste pune, nëse ju po mbani një fjalim të këndshëm dhe jeni të pritje të një vendimi, nëse vini re se personi përballë jush është futur në mendime dhe po përkedhel mjekrën e tij, ky gjest do të thotë se shumë shpejt ju do të merrni një përgjigje pozitive.

5. Prekja e hundës

Mund të jetë një shenjë e padukshme. Ka dy interpretime.

E para: kur një person ka mendime negative, në pavetëdije ai detyrohet të mos i shprehë ato me zë duke mbuluar gojën e tij, dhe kur e lënë nervat fare ai fillon të prekë humben e tij duke shfaqur shenja acarimi.

E dyta: kur një person gënjen, ndjen një peshë faji dhe për këtë arsye fillon të shfaqë shenja humbje kontrolli kur në shumicën e rasteve shfaqen prekje të hundës.

6. Prekje, ose kruajtjen e veshit

Bashkëbiseduesi po përpiqet të shkëputet nga fjalët ose bisedimi që ju po bëni. Për të shfaqur shenja që ju po e mërzisni me ato që po thoni, ai fillon të shfaqë shenja sikur po mbyllë veshët, ose kruan veshët duke treguar qartë se po mërzitet nga ato që po thoni apo nga prezenca juaj.

Personi tjetër përpiqet të izolojë veten nga fjalimi, ose ai po mundohet të gjejë “1 milion” arsye që biseda të marrë fund.

Tani jeni gati të kuptoni mendimet e vërteta të njerëzve rreth jush.

Duke i kuptuar mirë shenjat e personit përballë jush, ju do të jeni të aftë për të ndryshuar sjelljen tuaj.

Besoni, rezultati është i garantuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco