WhatsApp jep lajmin bombastik, njihuni me risinë

WhatsApp jep lajmin bombastik, njihuni me risinë

02:55, 14/04/2019
A+ Aa A-

Pothuajse të gjithëve përdoruesve të Iphone ose Android u ka ndodhur të jenë pjesë e një grupi që nuk e kemi dashur në Whatsapp.

Mund të ngecni aty nga një i njohur rastësor dhe tashmë ju duhet të duroni mesazhet çdo pesë minuta nga njerëz që nuk i njihni dhe nuk keni për çfarë të flisni.

Lajmi më i mirë nga Facebook këtë vit është se më në fund kompania nuk do të lejojë më që dikush t’ju shtojë në grupe pa lejen tuaj.

Kompania  tregoi se po punon për të shtuar  një cilësim të ri në Whatsapp që i lejon përdoruesit të vendosin se kush mund t’i shtojë në grupe.

Një lajm i shkëlqyer!

Si do të  bëhet kjo?

Në fakt është shumë e thjeshtë. Gjithçka do të rregullohet në opsionin Settings, më pas klikon Accounts  dhe pas kësaj Privacy, së shpejti përveç opsioneve Last seen, Profile photo,  About dhe Status, do të shtohet dhe opsioni tjetër: Group’s. Ju mund të zgjidhni se kush mun t’ju shtojë në grupe: 

Everyone(Të gjithë): kjo do të thotë se do të vazhdojë të mbetet njësoj si aktualisht.

My contacts(Kontaktet e mia): kjo do të thotë se askush që ju nuk i keni numrin të regjistruar në listën tuaj të kontakteve  nuk mund t’ju futë në një grup.

Nobody(Askush): askush nuk do të mund t’ju shtojë në një grup.

 Nëse zgjidhni opsionin e fundit se askush nuk mund t’ju shtojë në një grup, krijuesi i grupit mund t’ju çojë një link që nëse e klikoni brenda 72 orësh do të bëheni pjesë e grupit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco