Teknologjia super e shpejtë e USB vjen këtë vit në kompjuter

Teknologjia super e shpejtë e USB vjen këtë vit në kompjuter

21:46, 27/02/2019

Një risi e re ka ardhur në teknologjinë e inofrmacionit.

Formati i shpejtësisë së lartë USB 3.2 ka qenë teknikisht i disponueshëm që prej dy vitesh por së fundit do të vijë edhe tek kompjuterat tanë.

Kontrollerët e parë USB 3.2 do të jenë të disponueshëm nga fundi i vitit. E thënë ndryshe një kompjuter lojërash ose pune do të ketë kapacitet transferimi deri në 20Gbps përmes një portë të thjeshtë USB-je.

Megjithatë motherboardet e para kompatibël me këtë teknologji nuk do të vinë deri në mesin e vitit që vjen. Gjithashtu pajisjet periferike duhet të përfitojnë nga avantazhet që ofron USB 3.2, sipas PCW.

Pra do të vijë 2020-ta përpara se të gjitha gjërat të jenë në vend dhe këtu nuk përfshijmë laptopët dhe pajisjet mobile.

Megjithatë është një hap i madh përpara. Aktualisht përdoruesit mund të marrin shpejtësi deri në 40Gbps me Tunderbolt 3, një teknologji ende e shtrenjtë dhe ekzotike.

Është e rallë të shikoni më tepër sesa një portë Thunderbolt 3 përtej kompjuterëve Apple. USB 3.2 mund të sjellë këto kapacitet për masat dhe në kosto ndjeshëm më të ulëta.

Ajo është teknologji e domosdoshme në një epokë me SSD super të shpejta dhe pajisje e aksesorë që kanë nevojë për kapacitete të larta për transferimin e të dhënave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco