Historia e dhimbshme e gruas së braktisur nga të gjithë

Historia e dhimbshme e gruas së braktisur nga të gjithë

11:32, 27/01/2019
A+ Aa A-

E martuar me mblesëri me Mhillin dhe pas dy vitesh martesë, në jetë kishte ardhur Elizabeta, Lulja ka treguar si përfundoi e braktisur nga të gjithë.

Në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ Lulja ka treguar se si pak kohë pas lindjes së vajzës, kishin nisur konfliktet me Mhillin dhe ajo kishte mësuar se ishte gruaja e tij e tretë.

Ajo rrëfeu se ishte dhunuar vazhdimisht nga Mhilli dhe familja e tij dhe për këtë arsye kishte kërkuar divorcin.

Gjykata kishte vendosur që Lules i takonte një nga dhomat e shtëpisë dhe se Mhilli duhet të paguante detyrimin ushqimor për Elizabetën.

Edhe pse të divorcuar Lulja nuk kishte gjetur qetësi pasi ata vazhdonin ta dhunonin, tashmë jo fizikisht por duke ia bërë jetesën në shtëpi tepër të vështirë.

Lulja kishte menduar programin ‘Dua të të bëj të lumtur’ si shpresën e saj të fundit dhe për këtë arsye kishte ftuar Mhillin dhe familjen e tij pasi institucionet shtetërore nuk i kishin dhënë zgjidhje.

Si Mhilli dhe familja e tij nuk e kishin pranuar ftesën, madje postieri Oni Pustina rrëfeu se ishin fshehur në momentin kur u kishte dorëzuar ftesën.

E ftuar në studio ishte përfaqësuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit për të shpjeguar anën ligjore të çështjes së Lules.

Ajo pohoi se Mhilli nuk është pronar i ndonjë prone dhe sipas saj kallëzimi penal është rruga e fundit për të gjetur zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco