(Pa)siguria e Face lock, shumë smartphone zhbllokohen me foton e pronarit

(Pa)siguria e Face lock, shumë smartphone zhbllokohen me foton e pronarit

16:27, 11/01/2019
A+ Aa A-

Zhbllokimi i ekranit të celularit me anë të fytyrës supozohet të jetë lehtësi dhe siguri më e madhe për përdoruesin e telefonit, por një studim i kryer së fundmi ka arritur në konkluzionin se shumë celularë mund të zhbllokohen me anë të një fotoje të thjeshtë.

Organizata holandeze Consumentenbond zbuloi se nga 110 pajisje të testuara 42 u hapën me anë të një fotoje të pronarit me cilësi të lartë. Për të qenë të saktë, organizat llogariti variantet rajonale dhe dual-SIM si modele më vete në testim, kështu që numri real i pajisjeve është mbi 30.

Pavarësisht kësaj, mbetet një numër i madh pajisjes që mund të hapen nëse u vendos para ekranit foton e pronarit.

Shumica ishin telefonë të lirë, por pati edhe pajisje të shtrenjta si HTC U11 Plus, Huawei P20 Pro, Xiaomi A2, Motorola Moto G6 Play, seria Xperia XZ2 e Sony, etj.

Shumë pajisje të tjera e kaluarn testin, përfshirë Alcatel 3V, Honor 10, HTC U12 Plus, seritë e Huawei Mate 20, OnePlus 5T, OnePlus 6 dhe të gjithë modelet flamurmbajtës të Samsung të vitit 2018. Po ashut, të gjitha modelet e iPhone të 2018 e kaluan testin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco