Mbyllet restoranti që pranonte vetëm klientë të zhveshur, nuk pati xhiro të mjaftueshme

Mbyllet restoranti që pranonte vetëm klientë të zhveshur, nuk pati xhiro të mjaftueshme

15:31, 08/01/2019

Restoranti i parë në Paris që pranonte vetëm mysafirë të zhveshur është detyruar të mbyllet 15 muaj pas hapjes për shkak se nuk kishte klientë të mjaftueshëm. Pronarët e restorantit të quajtur “O’naturel”, Mike dhe Stephane Saasa, kanë njoftuar se restoranti do të mbyllet në mënyrë të përhershme në muajin shkurt.

Pronarët e restorantit që ishte hapur në nëntor të vitit 2017 thanë se do t’i kujtojnë vetëm çastet e mira kur kanë takuar njerëz të bukur dhe klientë që kanë qenë të kënaqur me përjetimin e momenteve të ndryshme nga ato të zakonshmet.

Ata kishin vendosur ta hapin një restorant të tillë, pavarësisht që vetë nuk ishin nudistë. Pronarët thanë se e kishin vlerësuar këtë si mundësi të mirë për biznes në një vend që është mjaft i pëlqyer nga nudistët. Në kohën kur ishte hapur restoranti, njëra pronare kishte thënë se plazhet dhe qendrat e pushimit paraqesin mundësi që njerëzit të jenë nudistë vetëm gjatë verës, ndërsa restoranti i saj ua ofronte një gjë të tillë gjatë tërë vitit.

Mysafirët i linin rrobat dhe telefonat e tyre në dhomën e gardërobës, ndërsa u ofroheshin një palë sandale për të hyrë në hapësirën për ngrënie, ndonëse grave u mundësohej edhe mbajtja e takeve. Dekori brenda restorantit ishte i thjeshtë, ndërsa në menu ofroheshin lloje të ndryshme ushqimesh të kuzhinës franceze, shkruan “Daily Mail”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco