Mister arsyet/ Bie Facebook, miliona përdorues në botë të revoltuar

Mister arsyet/ Bie Facebook, miliona përdorues në botë të revoltuar

14:58, 20/11/2018
A+ Aa A-

Duke filluar që në orët e para të mëngjesit, faqja më e madhe globale e rrjeteve sociale Facebook ka pasur probleme të mëdha.

Rrjeti ka rënë për mijëra njerëz në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë në mesditë, duke krijuar pakënaqësi dhe ankesa të shumta.

Sipas ‘Down Detector’, (një faqe monitoruese e ueb-faqeve të ndryshme që dedekton rënien e tyre), ankesat për Facebook, filluan që nga ora 8 e mëngjesit dhe veçanërisht, nga përdorues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtuesit e Facebook, ende nuk kanë dhënë shpjegime zyrtare për arsyen e kësaj rënie të paprecedentë të faqes së tyre nga sistemi 24 orët e fundit.

Ky problem vjen disa ditë pasi kompania pësoi një problem të madh me internetin, që ndikoi edhe në platformat e tjera të kompanisë, si WhatsApp, Messenger dhe Instagram.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco