Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Ndihmoi të pastrehun, ajo që mori dhuratë ishte e mrekullueshme

FOTO/ Ndihmoi të pastrehun, ajo që mori dhuratë ishte e mrekullueshme

14:41, 11/11/2018
A+ Aa A-

Jeta ka mjaftueshëm vështirësi e ka po ashtu edhe njerëz të mirë.

Një prej këtyre rasteve është edhe historia që do të lexoni më poshtë.

Një grua e njohur me emrin Mamma Casey në rrjetet sociale, ka treguar një histori sa të dhimbshme aq e prekëse.

Image

Ajo ka treguar se pak dite me pare kishte takuar një të pastrehë pranë një lokali, ‘Dunkin Donuts Cafe’.

Gruaja kur e kishte parë burrin në vështirësi, e ka ftuar për të pirë një kafe.

Burri me emrin Chris, nuk dukej se kishte shumë qejf të fliste me Casey.

Në këtë situatë, ajo e kishte ftuar më pas burrin të ulej e të në bar. I kishte ofruar një kafe dhe një panine.

Image

E sigurisht ajo nuk e kishte menduar se ky gjest do ti shpëtonte jetën Chrisit.

Pasi fillimisht kishte qëndruar i heshtur, i pastrehu më pas kishte nisur të bisedojë me Casey, duke i treguar për vështirësitë që kishte kaluar dhe jetën si i pastrehë që bënte.

Kishin biseduar gjatë dhe Casey kishte treguar se ai ishte njeriu më i ndershëm që kishte takuar.

Por ajo nuk e kishte imagjinuar se një gjest i vogël do të kishte një efekt shumë të madh.

Para se të linte tavolinën dhe të largohej, burri i pastresë, Chrisi i kishte shkruar një letër me shënimin:

Image

‘Sot kisha bërë në plan të vrisja veten. Faleminderit ty, por tani nuk e kam më atë dëshirë. Faleminderit, grua e mrekullueshme’.

Një filxhan kafeje, një panine dhe pak orë bisedë mjaftuan për të ndihmuar një njeri në gjendje të rëndë psikologjike.

E gjithë kjo na bën të kuptojmë se mjafton një gjest i vogël dhe pak kohë nga koha jonë për të qenë të dobishëm dhe për tu dhënë shpresë njerëzve.

Përgatiti SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco