FOTO/ Mësuesi i dhuron veshkën nxënësit të tij, sepse…. Emrat

FOTO/ Mësuesi i dhuron veshkën nxënësit të tij, sepse…. Emrat

22:36, 16/08/2018
A+ Aa A-

Një nxënës i klasës së gjashtë mundi të fitonte një shans të dytë për të jetuar, pasi mësuesi i tij i dhuroi veshkën.

Kaden Koebecke ishte diagnostikuar me sëmundjen e veshkave që në moshën 2-vjeçare. Kur ishte vetëm 5-vjeç ai iu nënshtrua operacionit të parë, pasi i ati i dhuroi veshkën. Por trupi i Kadenit e refuzoi organin e të atit brenda një jave, ndaj u vendos në dializë, e cila zgjati për rreth 10 vjet.

Gjendja e tij po përkeqësohej dita-ditës. Në moshën 12-vjeçare mjekët thanë se Kaden kishte nevojë për një transplant tjetër, po nga një donator i gjallë.

Ata i paralajmëruan familjarët se do të ishte shumë e vështirë për të gjetur një veshkë që do ta pranontë trupi Kadenit, pasi të parin e refuzoi.

Por mësuesi i teknologjisë në Akademinë Kristiane në Grace, William Wilkinson vendosi t’i dhuronte veshkën e tij, pasi sipas tij, ndihej i detyruar. Kjo për shkak se i biri i mësuesit mundi të fitonte ndaj të njëjtës sëmundje kur ishte vetëm 2 vjeç.

Mësuesi 44-vjeçar vendosi të bënte analizat dhe kur mësoi se mund t’ia dhuronte veshkën nxënësit të tij, ishte aq i lumtur sa vendosi t’ia jepte vetë lajmin familjes Koebecke.

Transplanti i veshkës u bë ditën e martë në Spitalin Egleston dhe rezultoi me sukses. Kaden dhe Wilkinson do të qëndrojnë për pak kohë në spital derisa gjendja e tyre shëndetësore të përmirësohet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco