Nesër në ‘Dashuri Bardhë e Zi’/ Ferhat i kërkon Asllësë divorcin

Nesër në ‘Dashuri Bardhë e Zi’/ Ferhat i kërkon Asllësë divorcin

22:53, 19/07/2018
A+ Aa A-

Jeter përballet me Namëkun dhe e pyet se pse e ka ndihmuar Xhunijetin. Namëk e mashtron duke i thënë se po përpiqet të mbajë familjen në këmbë dhe të bashkuar. Jeter nuk e beson.

Ferhat, Abidin, Dilsiz bashkohen në kërkim të Xhunijetit. Jigit është i shqetësuar për Ferhatin, pasi ka frikë se mos ai vret Xhunijetin. Ferhat shtiret sikur nuk është prekur nga largimi i Asllësë. Suna i tregon Ferhatit vendodhjen e Asllësë, të cilën e ka mësuar rastësisht në spital.

Handan dhe Namëk fajësojnë Asllënë për prishjen e rendit të familjes. Gylsym dhe Jeter mbrojnë figurën e Asllësë para familjes. Ferhat shkon në hotelin ku ndodhet Asllë dhe zbulon dhomën e saj.

Jeter i tregon Azadit se Namëk po mbron Xhunijetin. Namëk gëzohet kur Ferhat nuk kthehet në vilë pasi mendon se po tradhëton Asllënë. Vildan i kërkon falje Gylsymit dhe Jeterit në emër të Xhunijetit. Ferhat qëndron në dhomën ngjitur me Asllënë. Xhihan i dërgon Asllësë në dhomë çokollatë dhe fruta. Ferhat bëhet xheloz dhe e rreh për t’a kërcënuar të qëndrojë larg Asllësë.

Idil dhe Handan vendosin të zbulojnë se kush është miku i ri i Jeterit. Namëk i jep para dhe një pasaportë fallco Xhunijetit dhe e kërcënon atë se s’ka për t’a ndihmuar më. Ferhat i hyn Asllësë fshehurazi në dhomë, ndërsa ajo po fle. Asllë shikon Xhihanin e plagosur dhe shqetësohet, por ai e mohon ta kenë rrahur.

Azad arrin të gjejë Xhunijetin dhe shtiret si kapiteni i anijes me të cilën ai do të arratiset. Handan betohet se nuk ka për t’a dashur kurrë Nexhdetin. Idil ndjek pas Jeterin. Asllë njeh makinën e Ferhatit dhe e kupton se ai është në hotel. Ferhat detyrohet të përballet me Asllënë. Asllë qorton Ferhatin për plagosjen e Xhihanit.

Jeter shkon në çifligun e Azadit dhe Idil gjen vendin ku shkon Jeter. Azad merr Xhunijetin në çifligun e tij për t’a rrahur. Xhunijet pranon se gjithë urdhërat i ka marrë nga Namëk. Ferhat i thotë Asllësë se ajo nuk e ka dashuruar atë, por faktin që ai ishte i pamundur për t’u arrirë. Asllë i rrëfen Ferhatit se ka synuar që ata të merrnin pjesë nga njëri tjetri, por pa humbur identitetin e tyre, por kjo është e pamundur. Ferhat i kërkon Asllësë që të divorcohen. Të dy qajnë të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco