Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gruaja zhvarroset pas 5 muajsh për një arsye të pabesueshme

Gruaja zhvarroset pas 5 muajsh për një arsye të pabesueshme

20:59, 19/07/2018
A+ Aa A-

Arkivoli prej ari i një gruaje e cila u varros me bizhuteri të çmuara është hapur në Trinidad, pas frikës se grabitësit e kishin vënë në shënjestër.

Chanroutie Boodoo vdiq në Britani në Shkurt dhe u varros më datë 2 Mars në varrezat e Foster Road, në veriperëndim të Sangre Grande.

Por familja e saj nisi lëvizjet për të nxjerrë arkivolin, nga frika se grabitësit do të shtinin në dorë bizhuteri të familjes, vlera e të cilave arrinte në mijëra paund.

Familjarët mësohet se kishin marrë shumë raportime për njerëz të ndryshëm të cilët ishin parë rreth e rrotull varrit të gruas, kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit.

Pas gati 5 muajsh familjarët arritën të siguronin lejen për ta zhvarrosur të ndjerën dhe t’i hiqnin nga varri sendet e çmuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco