Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Shikoni çfarë i shkakton celulari lëkurës suaj

Shikoni çfarë i shkakton celulari lëkurës suaj

21:13, 09/06/2018
A+ Aa A-

Ka ndonjë prej jush që mund të qëndrojë pa e kontrolluar WhatsAppin qoftë edhe vetëm për një orë? Përdorimi i celularit në ditët e sotme është kthyer në domosdoshmëri. Por ndoshta jo të gjithë e dinë se ai mund të ketë pasoja në lëkurën tuaj.

Ja cilat janë disa prej tyre që ndoshta do t’ju bindin ta shmangni përdormimin e shpeshtë të tij.

Poret tuaja janë në rrezik

Ndodh që shumë prej jush celularin e përdorin edhe në banjo. Por a keni menduar për mikrobet që mbart ekrani dhe ku përfundojnë ato? Direkt dhe në fytyrën tuaj. Kjo përkthehet në pika të zeza apo puçrra në fytyrë.

Pas një thirrjeje të gjatë ose një dite të gjatë përdorimi, pastroni telefonin celular me antibakterial. Lëkura juaj do t'ju falenderojë!

Njolla në lëkurën tuaj

A e dini se përdorimi i vazhdueshëm i telefonit ndikon në rrudhosjen e qafës suaj? Duke qenë se vazhdimisht e ulni kokën, kjo bën që rrudhat të shtohen në atë zonë.

Një zgjidhje është të përpiqeni të shihni telefonin celular në nivelin e fytyrës tuaj dhe gjithashtu të përdorni kremra kundër plakjes në atë zonë.

Alergji

Megjithëse nuk e besoni, mund të jeni alergjik ndaj substancave të caktuara që përbëjnë telefonin dhe paraqesin irritime ose pezmatim të lëkurës. Si mund ta parandaloni atë? Vendosni një xham mbrojtës në ekranin e cel tuaj për të shmangur kontaktin sa më shumë që të jetë e mundur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco