Nënvetëdija dhe shpjegimi i ëndrrave erotike

Nënvetëdija dhe shpjegimi i ëndrrave erotike

22:54, 31/05/2018
A+ Aa A-

Psikologët kanë dalë në përfundimin se ëndrrat erotike vijnë për shkak të aktivitetetit intensiv që ndodh në trurin e njeriut.

Me fjalë të tjera, duke marrë parasysh që seksi është një gjë e rëndësishme në jetën e secilit prej nesh, nuk është aspak e çuditshme që ëndrrat kanë përmbajtje  seksuale. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për seks me dikë të panjohur, me ndonjë person të famshëm, më ndonjë mik ose me diçka krejtësisht tjetër – mos u shqetësoni, është krejtësisht normale.

Ëndrrat erotike mund të tregojnë disa pasione ose dëshira të brendshme, por edhe gjërat që  nuk i doni, dhe prandaj është i qëndrueshëm fakti se çdo ëndërr nuk është e nevojshme të ketë ndonjë domethënie të veçantë. Truri i njeriut ka diçka që quhet “censurë”, dhe kjo censurë ka tendencë të çlirohet pikërisht në ëndrra, ku gjithçka është e lejueshme. Pra, edhe pse disa ëndrra mund  t’ju tmerrojnë – kjo nuk ka rëndësi! Tabutë, turpi dhe gjëra të tjera të ndaluara, në ëndërr nuk ekzistojnë. Sipas Frojdit, ëndrrat e nxehta tregojnë se ëndërruesi është i aftë të ndërtojë skenaret që dëshiron, do të thotë të kënaqë impulset e tij të pavetëdijshme.
Këto ëndrra mund të përfaqësojnë edhe një dëshirë për të pasur raporte fizike me dikë që adhuron në jetën e përditshme. Ëndrra mund të jetë tërësisht seksuale, por që në thelb mund të flasë për gjëra të tjera, që nuk kanë lidhje me seksin. Në fakt, zgjedhja e aktorëve sipas shpjegimeve të ndryshme psikologjike, mund të jetë e rastësishme, por mund të jetë edhe tregues i dëshirës për lidhje të pandërgjegjshme, për sa u përket këtyre personave./Bota.al


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco