Zbulohet çmimi dhe specifikat e C-Class cupes dhe kabrioletit të ri

Zbulohet çmimi dhe specifikat e C-Class cupes dhe kabrioletit të ri

12:34, 26/05/2018
A+ Aa A-

Mercedes ka zbuluar çmimin dhe specifikat për C-Class coupe e kabriolet të ri.

Mercedes Benz C-Class coupe C200 çmimin fillestar e ka 42 mijë euro ndërsa ai kabriolet me motor të njëjtë, 1.5 litërsh me katër cilindra si dhe tjetrin elektrik 48v që prodhojnë 181 kuajfuqi, fillon nga 47 mijë euro, transmeton koha.net.

Që të dy këta modele ofrohen po ashtu me motorin C220 me naftë që prodhon 191 kuaj fuqi, ai coupe me çmim fillestar 45 mijë euro ndërsa ai kabriolet 50 mijë euro.

Versioni sportiv C43 me 385 kuaj fuqi si coupe ka çmimin 59 mijë euro e ai kabriolet 62 mijë euro.

C-Class coupe e C-Class kabriolet në përditësimin e ri kanë pësuar të njëjtat ndryshime në dizajnë, motor e interier, si dhe i janë shtuar ngjyrat për t’u zgjedhur që të dy modeleve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco