Sonte duhet të masturbohesh! Zbulo arsyet

Sonte duhet të masturbohesh! Zbulo arsyet

21:18, 22/05/2018
A+ Aa A-

Nëse jeni rehatuar dhe e keni me mëdyshje ta llastoni pak veten apo jo, e dimë fare mirë se pa përfunduar artikullin do t’ia keni nisur punës, për një qëllim madhor mbi të gjitha: shëndetin tuaj!

Sipas National Sleep Foundation, masturbimi para gjumit rrit nivelin e estrogjenit, hormon që ndër të tjera ndihmon për të bërë një gjumë të rehatshëm. Ekspertë të shumtë theksojnë se trupi vendoset në një gjendje relaksuese pas një orgazme të këndshme, sidomos para orarit të gjumit.

Masturbimi gjithashtu shkakton rritje të hormonit të serotoninës dhe dopaminës, që janë përgjegjëse për lumturinë. Thënë thjesht, lumturia aty poshtë sjell lumturi në tru.

Përfitim tjetër, sipas një neurologu të certifikuar është aktivizimi i oksigjenit në shumë zona të trurit. Pra, sa më shumë masturboheni, aq më shumë oksigjen hyn në tru. Në përgjithësi, rritja e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit është thelbësore edhe për çështje të tjera, nga vendimarrja tek kujtesa.

Masturbimi ndihmon në pakësimin e dhimbjeve sipas një hulumtimi të kohëve të fundit. Studiuesit zbuluan se aktiviteti seksual ndihmoi në lehtësimin e dhimbjeve të migrenës në 60% të pacientëve. Në të tjera studime të mëparshme është theksuar se vetëstimulimi vaginal mund të rrisë ndjeshëm tolerancën tuaj ndaj dhimbjes.

Orgazmat lindin nga orgazma, ndaj sa më shumë të përkëdheleni aq më shumë do ta njihni veten dhe do të ndizni dëshirën për pasion. Jo më kot ju është thënë se oreksi vjen duke ngrënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco