Seksi anal ndoshta është qejf, por kini parasysh këto rreziqe!

Seksi anal ndoshta është qejf, por kini parasysh këto rreziqe!

19:52, 19/04/2018
A+ Aa A-

Seksi anal mund të jetë kënaqësi më vete dhe një ndryshim i këndshëm për personat e përfshirë, por si çdo formë tjetër intimiteti, ka rreziqe të përfshira. Mbani mend që gjenitalet mbushen me gjak nga para mbrapa, ndaj është e rëndësishme të filloni me shumë stimulim dhe paralojë.

Lubrifikimi është shumë i rëndësishëm

Si në të gjithë seksin, por është veçanërisht i rëndësishëm gjatë seksit anal. Ndryshe nga vagina, anusi nuk lubrifikohet vetë, ndaj është e rëndësishme të përdorni një lubrifikant të mirë. Tregohuni të butë dhe të ngadaltë për të shmangur dëmet në sfinkterin anal, që mund të dobësohet nga seksi i vazhdueshëm anal, mbi të gjitha kur nuk është përdorur lubrifikimi i përshtatshëm. Në raste të rralla, zorra mund të lëndohet, ndaj tregohuni të kujdesshëm dhe lubrifikohuni!

Përdorni mbrojtje

Përdorimi i një prezervativi është gjëja më e zgjuar që mund të bëni, sepse të çarat e vogla që mund të krijohen nga penetrimi anal mund t’ju vendosin të dyve në rrezik të SST, HIV dhe HPV.

Përdorni lodra

Muskujt e ngushtë mund të shkaktojnë dhimbje dhe siklet, veçanërisht nëse jeni i ri në këtë punën e seksit anal. Stimulimi i dyanshëm mund të jetë efektiv për të relaksuar muskujt, ndaj mos kini frikë të përdorni gishtat apo lodra seksi.

Pastrohuni

Kjo është një mënyrë e mirë për të qenë të sigurt dhe për të shmangur rreziqe shëndetësore. Anusi është plot me baktere, ndaj është e rëndësishme të pastroheni mirë pas çdo aktiviteti anal, veçanërisht para aktiviteteve seksuale në të cilat doni të veproni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco